Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 02:02

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​MASHT përkrah zhvillimin e programit për edukim mjedisor

Prishtinë | 30/10/2019 13:07

Në kuadër angazhimit të vazhdueshëm për pasurimin e programit mësimor ekstra kurikular për nxënësit në Kosovë dhe me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të shoqërisë civile me institucionet , ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi dhe drejtoresha e Green Art Center - Prishtina Merlina Beu - Mucaj zhvilluan një takim pune ku krahas tjerash u diskutua për aktivitetet mjedisore në kuadër të programit të GAC për edukim mjedisor në institucionet arsimore.

Në këtë takim u veçua rëndësia e aktiviteteve jashtë mësimore nëpër shkolla, roli i nxënësve dhe studentëve në ngritjen e vetëdijes qytetare në komunitetin e gjerë dhe aktivizmi qytetar.

Ministri Bytyqi ofroi mbështetjen e tij duke u shprehur që MASHT është e përkushtuar që në vazhdimësi t’i ofrojë mbështetje organizatave të shoqërisë civile me të cilat ndanë qëllimin e përbashkët, ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe edukimin e brezave të rinj me programe dhe aktivitete bashkëkohore me impakt për shoqërinë në Kosovë.

Përmes aktiviteteve të shumta që GAC implementon, synohet sensibilizimi i qytetarëve dhe edukimi i brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe zbatimin e reformave të ndryshme që kanë nisur nëpër komuna në Kosovë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress