Në këtë konferencë po marrin pjesë kryetarët e komunave nga regjioni në mbështetje të fëmijëve dhe të drejtave të tyre, ndërkaq Komuna e Gjilanit po përfaqësohet nga Lutfi Haziri, duke sjellë shembullin e organizimit, mbrojtjes dhe integrimet e fëmijëve me nevoja të veçanta.
“Gjilani është zgjedhur si komunë për implementim të programit të UNICEF për trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Ne po punojmë në integrimin e fëmijëve në shkolla, përmes ndihmës që ofron sektori i arsimit dhe mirëqenies sociale, në mënyrë që të integrohen që në fëmijërinë e hershme. Qëllimi ynë është që fëmijët me nevoja të veçanta të ndihen dhe të jetojnë të barabartë në shoqëri”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari Haziri.
Në kuadër të bashkëpunimit me UNICEF, Komuna e Gjilanit ka bërë një hulumtim për gjendjen e deritanishme të fëmijëve me nevoja të veçanta e fëmijët e braktisur, ku përfshihen statistika lidhur me ofrimin e asistencës nga Komuna për këta fëmijë, në bashkëpunim me akterët lokalë.
Takimet kanë filluar në sallën e qytetit të Athinës në pritje nga kryetari Koskas Bakoyannis, i cili është bashkorganizator i kësaj iniciative të kryetarëve të regjionit me UNICEF.
Përndryshe, në kuadër të përkujdesjes për fëmijët, Komuna e Gjilanit ka të punësuar tetë mësimdhënës mbështetës, gjashtë edukatore mbështetëse, një interpretuese e gjuhës së shenjave, sikurse që e ka funksionale ekipin për vlerësimin pedagogjik për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019