Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:12

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Lluka: 700 mijë euro për laboratorin e gjeologjisë në Universitetin e Mitrovicës

Prishtinë | 17/09/2019 16:38

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në mes të MZHE-së, përkatësisht Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Fakultetit të Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është shfrytëzimi i ndërsjellë i pajisjeve laboratorike të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Fakultetit të Gjeoshkencave, organizimi i konferencave të ndryshme shkencore nga fushëveprimi i tyre dhe ngritja profesionale e stafit përkatës.

Vlera totale e projektit përshin shumën rreth 700 mijë euro, investim ky i bërë nga MZHE.

Ministri Lluka theksoi se kjo marrëveshje bashkëpunimi është frytdhënëse pasi që studentëve u mundësohet të motivohen më tepër rreth studimeve në Fakultetin e Gjeoshkencave, pasi kanë mundësi që veç teorisë, të zhvillojnë edhe anën praktike dhe të njihen më thellësisht me këtë fushë.

Edhe rektori i Universitetit të Mitrovicës Alush Musa, mirëpriti këtë marrëveshje dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunime më të mëdha në këtë aspekt, fushë kjo e cila sipas tij ka nevojë për fokus të madh në të ardhmen dhe sjell benefite në të mirë të shoqërisë dhe vendit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress