Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 02:36

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Liburn Aliu tregon pse po afrohen me LDK-në

Prishtinë | 13/08/2019 21:01

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se afrimi i Lëvizjes Vetëvendosjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës po ndodh për të evituar, sië u shpreh ai, një PAN 2.

Ai gjatë emisionit “Debat” të televizionit publik  ka komentuar takimin e sotëm të kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas tij, nga ky takim nuk ka asgjë konkrete lidhur me ndonjë koalicion parazgjedhor.

“Rreziku që pak para orës 24:00 të krijohet ndonjë koalicion ekziston. Por atëherë nuk do të ketë ndryshime. Ne do të donim të shkojmë vetë në zgjedhje, por për shkak të këtij rreziku nuk përjashtojmë mundësinë e bashkëpunimit me subjekte tjera”, tha ai.

Aliu ka theksuar se Vetëvendosje do të donte që fitorja të vulosej para se të ndodhnin zgjedhjet, duke pasur koalicion parazgjedhor.

“Ky është qëndrimi që ne e mbajmë”, tha ai duke iu referuar qëndrimit të Vetëvendosjes se kreu i kësaj partie Albin Kurtin do të jetë kandidat për të parin e qeverisë, e cila do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme, data e saktë e të cilave ende nuk është caktuar.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress