Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 20.10.2019 10:20

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Lahi Brahimaj përkujton demonstratat studentore të 1 tetorit

Prishtinë | 01/10/2019 17:36

Demonstratat studentore kundër regjimit gjakpirës millosheviqian, 22 vjet më parë në Velani të Prishtinës, dëshmuan fuqishëm edhe një herë që bijtë dhe bijat e Kosovës nuk pranojnë regjim e pushtim.

Kandidati i koalicionit AAK-PSD për deputet Lahi Brahimaj demonstratat e 1 tetorit 1997 i quan njërën nga kthesat më të rëndësishme të fatit dhe historisë sonë si komb.

Postimi i plotë:

Tetori i kthesës!

Në mesin e përpjekjeve që kishim historikisht si popull kundër regjimeve e pushtimeve nga shtete të ndryshme të kohës, njërën nga kthesat më të rëndësishme të fatit dhe historisë sonë si komb padyshim e bëri lëvizja dhe demonstratat studentore 22 vite me parë. Demonstratat në fjalë e dëshmuan fuqishëm edhe një herë që bijtë dhe bijat e Kosovës nuk pranojnë regjim e pushtim.

E dëshmuan edhe një herë bindshëm që burgjet, maltretimet e madje edhe vetë vdekja nuk i ndalë përpjekjet për realizimin e ëndrrës shekullore për liri e pavarësi. Krenarë me ata djem e vajza që pranuan të sakrifikojnë gjithçka vetëm për liri. Kosova do t'iu mbajë mend gjithmonë për heronj e heroina! FALEMINDERIT!

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress