Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 14.11.2019 06:10

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Kurti takon përfaqësuesit e Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së në Kosovë

Prishtinë | 29/10/2019 14:49

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, së bashku me përfaqësuesit e Lëvizjes në KQZ, znj. Nazlie Bala dhe z. Adnan Rrustemi, takuan një delegacion nga Misioni i Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-se në Kosovë, të përfaqësuar nga z. Marian Gabriel, zv. Shef i Misionit, z. Dominic Howell, shef i Zyrës së Analizës Politike dhe znj. Eirini Skouzou, shefe e Zyrës Ligjore të Misionit.

Në këtë takim, u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, procesin e qetë dhe të rregullt, si dhe për raportin preliminar të vëzhguesve të BE-së, rekomandimet e raportit përfundimtar që do të shërbejnë si bazë e mirë për të përmirësuar infrastrukturën ligjore dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Ishte vlerësim i përbashkët se dita e zgjedhjeve në përgjithësi ishte e rregullt dhe e qetë, në përjashtim të vendvotimeve në mesin e komunitetit serb të Kosovës, ku partitë që synuan të garojnë nuk ishin në gjendje të zhvillojnë fushata efektive për shkak të frikësimit të kandidatëve, familjeve të tyre dhe votuesve në përgjithësi. Kjo kufizoi ushtrimin e të drejtave themelore demokratike për lirinë e shprehjes, tubimit dhe përfaqësimit, dhe për rrjedhojë, procesi zgjedhor për serbët e Kosovës nuk i përmbushi standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Delegacioni i Misionit të Vëzhguesve të BE-së paralajmëroj publikimin e raportit përfundimtar dhe rekomandimet që synojnë forcimin e procesit zgjedhor, rritjen e transparencës, ngritjen e kapaciteteve institucionale për organizimin e zgjedhjeve. Rekomandimet e vëzhguesve të BE-së do të jenë bazë e mirë për përmirësimin e infrastrukturës ligjore të zgjedhjeve në përgjithësi, duke krijuar kushte që edhe në mesin e komunitetit serb të Kosovës të kemi zgjedhje të lira, garë të pacenueshme, e mjedis politik demokratik.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress