Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:26

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Kurti: Pushteti i hajnisë ka dëmtuar rininë tonë, po e përzë jashtë vendit

Prishtinë | 14/08/2019 22:24

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar ish-kryeministrin e Shqipërisë Hasan Prishtina në 86-vjetorin e vrasjes, duke thënë se amaneti i rilindësve është detyrë e sotme kombëtare për t’u kujdesur për rininë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se pushteti i hajnisë e ka dëmtuar rininë tonë, duke e lënë pa shkolla e pa punë dhe po e përzë jashtë vendit.

 “Prishtina pati thënë “Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”. Nga kjo thënie, pa u zgjatur shumë dua të nxjerr thelbin. Pa rininë, neve na shuhet substanca. Është detyrë kombëtare, amanet i të parëve, program i rilindësve, që të kujdesemi dhe të punojmë për rininë. Pushteti i hajnisë e ka dëmtuar rininë tonë, e ka lënë pa shkolla e pa punë, po e përzë jashtë vendit. Hasan Prishtina na ka treguar se kjo e çon kombin në shuarje. Si vijues së punës e projektit të tij, ne sot kemi detyrën t’ia kthejmë rinisë shpresën e besimin te e ardhmja në Kosovë”, shkruan Kurti.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress