Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 08:40

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Kryetari Xhafer Gashi priti në takim përfaqësues nga Ambasada e Kuvajtit

Prishtinë | 12/11/2019 15:06

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, ka pritur sot në takim përfaqësues nga ambasada e Kuvajtit Muhammed Nashi El Fexhxhi, Abdul Aziz Suud El Mendil dhe Shaqir Shaqiri, hoxhë nga fshati Mazgit.

Në këtë takim kryetari Gashi falënderoi përfaqësuesit e Kuvajtit për përkrahjen e vazhdueshme për komunën e Obiliqit, në projekte shumë të rëndësishme si ndërtimi i AMF-së në Milloshevë, shkolla që është duke u ndërtuar në fshatin Shkabaj dhe renovimi i xhamisë në Mazgit.

Të njëjtit do të na përkrahin edhe në ndërtimin e AMF-së në fshatin Breznicë, ndërtimin e një çerdhe në fshatin Milloshevë dhe ndërtimin e disa shtëpive për familjet në nevojë, thuhet në komunikatën për media të Komunës së Obiliqit.

Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm në realizimin e projekteve në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress