Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 14.11.2019 06:04

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Kryesuesi Hyseni vlerëson mbështetjen amerikane për sistemin prokurorial

Prishtinë | 29/10/2019 16:31

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim drejtorin e ri të Byros ndërkombëtare për narkotik dhe sundim të ligjit në kuadër të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Shawn Waddoups, të cilin e ka njoftuar për rolin dhe objektivat e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, kryesuesi Hyseni ka folur për të arriturat, sfidat dhe synimet e KPK-së, ndërsa ka vlerësuar mbështetjen e Ambasadës amerikane të dhënë përmes programeve të ndryshme për sistemin prokurorial të Kosovës.

Drejtori Waddoups gjatë këtij takimi ka shprehur gatishmërinë e Byrosë ndërkombëtare për narkotik dhe sundim të ligjit për vazhdimin e mbështetjes për sistemin prokurorial të Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me qëllim të luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera kundërligjore.

Gjithashtu, ata shtuan se qëllim i bashkëpunimit të tyre është krijimi i një ambienti sa më të sigurt për qytetarët.

 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress