Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:14

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​KRU ‘Hidrodrini’, lider në furnizimin cilësor me ujë

Prishtinë | 18/09/2019 09:48

Një projekt i fundit madhor hulumtues mbështetur financiarisht nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë (ARRU) dhe i implementuar nga Instituti Kosovar për Menaxhim (KMI) në bashkëpunim me ekspertë të fushës ka nxjerrë Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, lider në furnizimin e rregullt 24 orësh dhe kualitativ të konsumatorëve me ujë.

Nga 166 respodentë, konsumatorë shtëpiak, institucional dhe komercial në rajonin e Pejës, 99% e tyre janë deklaruar të kënaqur me furnizimin të përhershëm 24 orë me ujë në rajonin e Pejës, ndërsa 1% e tyre kanë kërkuar përmirësim furnizimi.

Ndryshe Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë mbulon me shërbimet e saj Pejën, Deçanin, Istogun, Klinën dhe Junikun.

Ky hulumtim i opinionit të konsumatorëve është përgatitur në përputhje me standardet e Kartës se Raportimit të Qytetarëve (Citizen Report Cards - CRCs), dhe është ndërmarrë me qëllim, analizimin e situatës aktuale në ofrimin e shërbimeve dhe identifikim e problemeve si dhe zgjidhjeve potenciale që do çojnë në përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësit në Kosovë.

Projekt hulumtimi është zhvilluar për shtatë Komapnitë rajonale të Ujësjellësit në Kosovë ndërsa që është reazliuar me

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë dhe Instituti Kosovar për menaxhim kanë zhvilluar një hulumtim të thuktë, mbi kënaqëshmërinë e konsumatorëve ndaj shtatë Kompanive Rajonale të ujësjellëit, prej nga KRU ‘Hidrodrini’ i Pejës, rezulton të jetë kompania lider në furnizimin e konsumatorëve me ujë kualitativ 24 orësh.

Të dhënat i referohen hulumtimin dhe analizave të bazuara në rezultatet e pyetësorit të zhvilluar në një kampion prej 1 mijë 202 konsumatorësh shtëpiak, institucional dhe komercial. Përzgjedhja e pjesëmarrësve apo kampionimi ka qenë rastësor dhe është synuar të ruhet niveli i përfaqësimit në baza rajonale. Pyetësori është pilotuar fillimisht në një rajon me qëllim vlerësimin e metodës dhe bërjes së të gjitha modifikimeve të nevojshme që kanë sjellë në përmirësimin tërësorë të rezultateve të studimit.

Pyetësori hulumtues ka nxjerrë përfundime edhe në pika të tjera me rëndësi për shërbimet dhe përmirësimin e cilësisë së tyre për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit në Kosovë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress