Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 02:03

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​KRU Gjakova 24/7 furnizim me ujë për konsumatorët

Prishtinë | 30/10/2019 10:27

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” vijon furnizimin me ujë 24 orë në 7 ditë të javës për të gjithë konsumatorët e saj.

Në një komunikatë për media, thuhet se falë menaxhmentit jashtëzakonisht të përkushtuar, KRU Gjakova për dallim nga kompanitë tjera, nuk ka problem për furnizim me ujë të pijes.

“Liqeni është i mbushur plot, dhe ne si kompani me ndërtimin e fabrikës së re për përpunimin e ujit, kemi rritur kapacitetet nga 500l/sek në 1000 l/sek. Sasi kjo e mjaftueshme për të dyfishuar numrin e konsumatorëve”, thuhet në komunikatë.

Për të mbajtur epitetit e Kompanisë Lider në Kosovë normalisht që përveç punës së menaxhmentit dhe punëtorëve të KRU-së, rol të veçantë thuhet se kanë konsumatorët të cilët janë vetëdijesuar për rëndësinë e ujit por dhe për seriozitetin e kompanisë.

“Me një bashkëpunim të ngushtë mes Kompanisë dhe Konsumatorëve është arritur zvogëlimi i humbjeve dhe është rritur pagesa e konsumatorëve për shërbimet që marrin në 97%”, vijon komunikata.

KRU Gjakova thotë se është gjithmonë e përkushtuar dhe në nivel gatishmërie që të ofrojë shërbim sa më cilësor për të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen nga rrjeti i saj.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress