Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:44

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Kreu i Degës së LDK-së në Vushtrri në përkrahje të Vjosa Osmanit për kryeministre

Prishtinë | 25/08/2019 22:31

Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri, ka thënë se kjo parti duhet ta nominojë Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre në zgjedhjet e parakohshme.

Ai në një postim në Facebook shkruan se duke dëgjuar zërin e shumicës së aktivistëve dhe elektoratit dhe duke parë nevojën e domosdoshme për ndryshim, del në përkrahje publike që Vjosa Osmani të jetë kandidate e LDK-së për postin e të parit të qeverisë së ardhshme.

“Fati im politik në krahasim me rëndësinë që ka LDK dhe Kosova për mua është si një pikë uji në deti”, shkruan ai.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të nderuar aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së në Vushtrri: Siqë e dini ju unë mbi 9 vite e udhëheq Degën e LDK-së në Vushtrri, pa kushte dhe pa kurrfarë interesi për veti dhe familjen time( duke sakrifikuar shëndetin tim, familjen dhe biznesin tim). Para marrjes në udhëheqje Dega në Vushtrri ishte para shkatrrimit të plotë dhe me ndihmen e aktivistëve të devotshëm të LDK-së, arrijta që në një masë të madhe ta stabilizoj Degën. Unë kam respektuar aktivistët e të gjitha gjeneratave. Jam munduar që tu jap sa më shumë hapësirë të rinjëve dhe të rejave dhe shembulli i tillë ishte kur e kandidova një të ri për Kryetar Komune Z. Xhafer Tahiri dhe pas mobilizimit maksimal të gjithë Degës e arritëm qëllimin që ta rikthejmë pushtetin komunal pas 12 viteve. Pastaj e përkraha një të re për Kryetare të Forumit të gruas e cila tani pas aktivitetit në LDK, arriti të futet në Kryesi Qendrore. Unë gjithmon kam dëgjuar zërin e shumicës dhe ajo ishte arsyeja pse u kandidova për Kryetar Dege. Edhe tani duke dëgjuar zërin e shumicën së aktivistëve dhe elektoratit dhe duke parë nevojën e domosdoshme për ndryshim, dal në përkrahje publike që Zonja VJOSA OSMANI të jetë kandidate e LDK-së për Kryeministre të Kosovës. Fitorja e LDK-së nē zgjedhje nacionale do të jetë fitore e Kosovës. Fatim im politik në krahasim me rëndësinē që ka LDK dhe Kosova për mua është si një pikë uji në Deti.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress