Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 06:00

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Komuna e Deçanit vijon me hapa konkretë kampanjën mjedisore “Deçani Ekologjik”

Deçan | 11/11/2019 17:32

Komuna e Deçanit në bashkëpunim me organizatën qeveritare GIZ-i gjerman dhe me OJQ-në në Kosovë Green Art Center-Prishtina (GAC) vijon kampanjën “Deçani Ekologjik”, në kuadër të së cilës synohet zgjerimi i shtrirjes së shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në 100% të territorit komunal si dhe pastrimin e të gjitha deponive ilegale dhe revitalizimin e tyre për një mjedis më të pastër.

Kësisoj, në këtë komunë, Departamenti i Shërbimeve Publike dhe kompania komunale “Higjiena” të përkrahur me ekspertizë të jashtme në fushën e menaxhimit të mbeturinave janë duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për implementimin e këtij plani ambicioz, i cili do ta sjellë këtë komunë në shtrirjen e shërbimit nga 30,8% sipas raportit të AMMK për vitin 2018 në 100% deri në fund të vitit 2019.

Njëherësh, Komuna e Deçanit ka nisur edhe aksionet për pastrimin dhe revitalizimin e dhjetëra deponive ilegale të krijuara në këtë komunë, aksione këto që do të vijojnë derisa të përfundohet komplet rehabilitimi i tyre.


Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, tregon se tashmë kjo komunë ka bërë të gjitha parapërgatitjet dhe investimet dhe është e gatshme për implementimin e këtij plani konkret dhe tendencioz që do ta sjellë Komunën e Deçanit në një komunë ekologjike duke iu përshtatur edhe natyrës e bukurive natyrore që bart ky qytet. 

Njëherësh në një prononcim prej ekspertëve të GIZ-it gjerman në Kosovë, “Projekti për Shërbime të Qëndrueshme Komunale” tregojnë se projekti i qeverisë gjermane është duke i përkrahur të gjitha komunat në Kosovë me asistencë teknike profesionale për përmirësimin e sektorit të shërbimeve publike me qëllim ofrim të shërbimeve më të mira për qytetarë. 

Prej anës së GAC, Beu-Muçaj shprehet se implementimi i një plani të tillë ambicioz prej anës së komunës së Deçanit jep shembullin më të mirë që ka ardhur koha për të zgjidhur çështjen e mbeturinave në nivel lokal dhe nacional dhe ndërmarrja e veprimeve konkrete do të krijojë kushte për një mjedis të qëndrueshëm e më të pastër.

Ndryshe, Komuna e Deçanit me ndihmën e  GIZ-it gjerman ka nisur të punojë në drejtim të përmirësimit të shërbimeve komunale prej vitit të kaluar duke përmirësuar kuadrin institucional ligjor për themelimin e kompanisë komunale dhe të gjitha planifikimet përcjellëse që ndihmojnë në këtë drejtim.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress