Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 06:37

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti ambasadorin e Sllovakisë Lubomir Batary

Prishtinë | 21/03/2017 14:45

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti në takim shefin e zyrës ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Republikën e Kosovës, ambasadorin Lubomir Batary.

Gjatë takimit që gjeneral Rama zhvilloi me ambasadorin Batery u shpreh se, FSK-ja ashtu siç është e përkushtuar për ruajtjen e vlerave të vendit tonë, po ashtu me të njëjtën gatishmëri dhe përkushtim përkujdeset edhe për  ruajtjen e vlerave të  popujve, të cilët kanë kontribuar për lirinë dhe paqen e vendit tonë. Ai tha se,  FSK-ja  me kënaqësi ka ndërmarrë iniciativën për riparimin e memorialit kushtuar ushtarëve të Forcave të Armatosura të Sllovakisë, të cilët patën humbur jetën në një fatkeqësi ajrore pas përfundimit të misionit në vendin tonë.

Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Sllovakisë, Lubomir Batery, në emrin e tij personal dhe në emër të Forcave të Armatosura të Sllovakisë dhe në emër të popullit sllovak falënderoi komandantin e FSK-së, gjeneral Ramën, për angazhimin dhe kujdesin e treguar në përkujtim të jetës dhe veprës së ushtarëve sllovakë.

 Vlen të shtojmë se, FSK-ja ka riparuar memorialin i cili u kushtohet 42 ushtarëve sllovakë të cilët kanë humbur jetën para 11 vitesh në një fatkeqësi ajrore, gjatë kthimit të tyre në atdhe, pas përfundimit  të  misionit në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress