Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 08:39

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​KGjK fitues i çmimit për Praktikën më të mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Prishtinë | 14/11/2019 13:55

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) është shpërblyer me çmimin “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, në vlerësim të përpjekjeve për forcimin e zbatimit të të drejtave gjuhësore në Kosovë.

Ky çmim LGJK-së i është ndarë nga Misioni në Kosovë (OSBE) dhe Komisioni Vlerësues në ceremoninë e ndarjes së çmimit të organizuar nga Zyra e Komisionarit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. 

Ky çmim është bazuar në monitorimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare në ueb portalin e KGjK-së duke përfshirë edhe rrjetin social Facebook në publikimin e njoftimeve, kërkesave, konkurseve, vendimeve dhe materialeve të tjera. 

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGjK-së, Shkëlzen Maliqi, pas marrjes së çmimit tha se Këshilli i ka kushtuar vëmendje të veçantë të drejtës së barabartë të qytetarëve të Kosovës për përdorimin e gjuhëve zyrtare dhe krijimit të mundësive të barabarta për qasjes në sistemin gjyqësor, duke theksuar se më meritorët për këtë çmim janë zyrtarët për përkthime, të cilët i falënderoi për punën dhe angazhimin e madh. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress