Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:42

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​‘Kërcënimi nga lajmet e rreme më i madh se sa që mendohet’

Prishtinë | 01/10/2019 13:42

Fondacioni Konrad-Adenauer (KAS) në partneritet me Demokraci Plus (D+) mbajtën tryezë diskutimi me temë “Lajmet e rreme, kërcënim i demokracisë”.

Granit Tërnava, menaxher i programeve (KAS), lajmet e rreme i quajti kërcënim i demokracisë, por tha se e rëndësishme është që mediat të mos iu japin hapësirë këtyre lajmeve. 

Në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, Tërnava kërkoi që këto lajme të mos përdoren nga liderët për vota.

Ndërsa, Leart Hoxha, kryetar i bordit të D+, prezantoi broshurën e kësaj organizate në të cilën paraqiten format e shpërndarjes së lajmeve të rreme.

Bardh Rugova, profesor në Departamentin e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, tha se kërcënimi nga lajmet e rreme është më i madh se sa që mendohet.  Sipas tij po jetojmë në një shoqëri ku nuk ka mendim. “Në një anë e kemi lirinë e shprehjes në anën tjetër e kemi fake news”, tha ai.

Kreshnik Gashi, kryeredaktor në Drejtësia në Kosovë, tha se sidomos tani gjatë fushatës zgjedhore po shihet një investim i madh i partive politike që po i përkrahin dhe fuqizojnë lajmet e rreme, sidomos përmes portaleve.

Driart Elshani, ekspert i sigurisë kibernetike, vuri në pah nevojën e luftimit të fenomenit “fake news”, duke thënë se kërkohet koordinim në rrafshin global dhe lokal për ta luftuar këtë fenomen.

Broshurën e Demokraci Plus, e lansuar në këtë tryezë, e cila ndër të tjera paraqet identifikimin e lajmeve të rreme që bëhet përmes emrit të autorit, origjina e publikimit, fotografia dhe video, e gjeni në këtë vegëz: http://bit.do/fbgJS.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress