Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 14.11.2019 06:07

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​‘Hidrodrini’ ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Pejës

Pejë | 29/10/2019 16:28

Një pjesë e bllokut ‘Zatra’, si dhe rrugët ‘Brigada Kosovare’, Mustafë Kelmendi’ ‘Luigj Gurakuqi’ në Pejë, dhe fshati Bellopojë, do t’u nënshtrohen nesër reduktimeve në furnizim me ujë nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Reduktimet vijnë si ndërprerje e planifikuar nga inxhinierët dhe ekipet e terrenit të KRU ‘Hidrodrini’, si rezultat lidhjes përfundimtare të gypit kryesor me rezervuarin në rehabilitim, te lokacioni pranë zyrave qendrore të KRU ‘Hidrodrini’.

Projekti për rehabilitimin e rezervuarit të vjetër të ujit, prej nga furnizohet një pjesë e konsiderueshme e qytetit të Pejës me ujë të pijshëm, pritet të përfundojë në dinamikë më të shpejtë.

Ky është investim vetanak i 'Hidrodrinit',  i cili do të ndikojë në furnizim me ujë cilësorë dhe sasi të nevojshme, veçanërisht për pjesën jug-perëndimore të qytetit që përfshinë një pjesë të gjerë të masivit nga 'Zatra'-t dhe disa fshatra përreth, përfundon njoftimi i KRU ‘Hidrodrini’.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress