Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 07:32

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Haxhiu: PDK po fundoset politikisht

Prishtinë | 13/08/2019 19:11

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu tha sot se kjo parti është shpresa e vetme për qytetarët e vendit.

Ajo në një postim në Facebook ka komentuar deklarimet e zyrtarëve të PDK-së ndaj takimit të sotëm ndërmjet kreut të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Uran Ismajli akuzoi Kurtin se dikur e quante Mustafën shërbëtor të Rrahman Morinës, derisa sot në takim e quajti profesor.

“PDK po fundoset politikisht andaj prej dhimbjes së madhe që i ka kapluar, po qesin shqelmat e fundit! Lëvizja Vetëvendosje! është shpresa e vetme për vendin dhe qytetarët”, shkruan Haxhiu.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress