Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 20.10.2019 10:22

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Haradinaj: Studentët kanë sakrifikuar për liri që t’i kushtohemi nxënies së dijes

Prishtinë | 01/10/2019 14:23

Breza e breza të studentëve kanë sakrifikuar për liri, e disa kanë rënë në fronte të luftës, që t’i kushtohemi nxënies së dijes, por edhe vlerave tona si vend.

Kështu tha sot kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bëri sot Qendrës së Studentëve, në Prishtinë, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, gjatë së cilës ishte i shoqëruar nga drejtori i kësaj qendre, Fatmir  Sfishta dhe ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Ai ka vizituar konviktin Nr. 7 dhe atë Nr.8, ku ka parë nga afër kushtet dhe ambientet në të cilat banojnë studentët. Po ashtu, vizitoi edhe mensën e studentëve, me ç’rast ka drekuar së bashku me studentët e qendrës. Me këtë rast, Haradinaj tha se është me rëndësi që të shihet në praktikë gjendja në konvikte, ku nga drejtori Sfishta është njoftuar se janë 4 mijë studentë të akomoduar në konvikte dhe 2500 të tjerë që kanë të drejtë në shujtë. 


“Qeveria që kam udhëhequr ka punuar që të jetë afër të rinjve, studentëve, afër arsimit të lartë, të mesëm dhe të ultë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha Haradinaj, duke uruar studentët për një vit të mbarë dhe duke shprehur respekt për gjithë kontributin e rinisë studentore në të gjitha etapat.

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, duke uruar studentët për një vit të mbarë, tha se janë bashkë me kryeministrin në detyrë Haradinaj për të parë përgatitjet për akomodimin e studentëve, që janë bërë sipas planit të qendrës studentore.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta tha se kishte kënaqësinë ta mirëpres kryeministrin në detyrë Haradinaj, në ditën kur edhe fillon vendosja e studentëve nëpër konvikte dhe funksionalizimi i mensës së studentëve.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress