Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 10:47

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Guvernatori Mehmeti njofton ambasadorin e Norvegjisë me zhvillimet në sektorin financiar

Prishtinë | 05/11/2019 16:04

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, të cilin e njoftoi me zhvillimet e fundit ekomomike, me theks të veçantë në sektorin financiar të vendit dhe atë bankar.

Kreu i BQK-së tha se ky sektor vazhdon të performojë mirë dhe me rritje të aktivitetit të tij duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai gjithashtu theksoi se edhe sektori i sigurimeve, fondeve pensionale, institucioneve mikrofinanciare dhe i institucioneve financiare jobankare janë karakterizuar me performancë pozitive.

Ndërsa, diplomati Grøndahl vlerësoi lart punën dhe angazhimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të mbajtur stabil të gjithë sektorin financiar, si dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të BQK-së.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress