Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:49

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Gashi nënshkruan rregulloren mbi punën e Këshillit drejtues të Institutit Arkeologjik të Kosovës

Prishtinë | 26/09/2019 13:40

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar rregulloren mbi punën e Këshillit drejtues të Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Plot 16 vite pas themelimit të Institutit Arkeologjik të Kosovës, Këshilli drejtues i këtij institucioni i emëruar nga ministri Gashi në mars të vitit 2019, ka përgatitur rregulloren e punës së Këshillit drejtues të IAK-ut.

 “Jam i lumtur që ky Këshill i emëruar në mars të këtij viti, ka bërë një punë të jashtëzakonshme në përgatitjen e Rregullores së Punës së Këshillit Drejtues të IAK-ut.  Instituti Arkeologjik i Kosovës që nga themelimi i tij, ka pasur mungesë së infrastrukturës ligjore. Rregullorja është hapi i parë drejt kompletimit të infrastrukturës ligjore të këtij institucioni shumë të rëndësishëm të Trashëgimisë Kulturore të vendit tonë”, tha ai. 

Ministri Gashi shtoi se do të jetë gjithmonë në përkrahje të profesionistëve, të cilët punojnë me përkushtim në ngritje të nivelit institucional, në bazë të ligjeve të shtetit tonë. 

Ndryshe, Instituti Arkeologjik i Kosovës deri më tani nuk ka pasur rregullore të Këshillit drejtues dhe as Statut të IAK-ut. Është hera e parë kur një ministër i MKRS-së i kushton vëmendje dhe përkrahje të pa kursyer një trupe profesionistësh, siç është Këshilli drejtues i IAK-ut që të punojnë dhe të përgatitin dokumente të domosdoshme për funksionimin ligjor dhe të drejtë të IAK-ut.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress