Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 12:21

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Gashi: Lugina e Preshevës do ta ketë vëmendjen e institucioneve të Kosovës

Prishtinë | 14/08/2019 17:00

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, premtoi sot se ministria që ai drejton do të vazhdojë t’i mbështesë të gjitha institucionet dhe bibliotekat me furnizim me libra, e me theks të veçantë institucionet shqiptare të kulturës në komunat e Luginës së Preshevës.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me përfaqësuesit e institucioneve të kulturës nga Lugina e Preshevës, me ç’rast bëri shpërndarjen e 135 titujve të librave të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

Ministri Gashi shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së  Kosovës për të thelluar bashkëpunimin në mes institucioneve të Kosovës dhe komunave të Luginës së Preshevës, veçmas në fushat që lidhen me kulturën, rininë dhe sportin. 

"Ne si MKRS, ndër prioritetet tona, kemi përkrahjen e librit nëpër të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, por vëmendja jonë është edhe për shqiptarët, të cilët jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc ashtu që libri dhe aktivitetet që nxisin dashurinë për librin, për leximin, të jenë më afër qytetarëve”, tha ai.

Përfaqësuesit e institucioneve të kulturës nga Kosova Lindore, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës falënderuan ministrin Gashi dhe institucionet e Kosovës për mbështetjen e dhënë për qytetarët shqiptarë në Kosovën Lindore.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress