Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 21.08.2019 11:13

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Fondacioni i Odës Amerikane mbështet edukimin në Kosovë

Prishtinë | 25/04/2017 13:03

Oda Amerikane ka ndarë nga Fondacioni i saj, 3000 euro për të mbështetur një Projekt të përbashkët të Bursave të Klubit Rotary International Prishtina dhe Fondacionin për Edukimin e Vajzave “Çifti Buçinca”. Fondi i bursave ka për synim përkrahjen e vajzave nga familjet e varfra që të ndjekin shkollën. Oda Amerikane, tashmë kas mbështetur këtë fondacion edhe në vitin 2013.

Përkrahja financiare vjen pas përkrahjes financiare në vlerë prej 11,400 eurosh për organizatën “ATOMI” në vitin 2016, organizatë kjo e cila përkrahë fëmijët me nivel të jashtëzakonshëm të inteligjencës.

 

Fondacioni i Odës Amerikane mbështet vazhdimisht aktivitete në kuadër të Përgjegjësisë Sociale Korporative, duke përfshirë projektin e ndërtimit të shtëpive pëpive për familjet e pastreha, mbështetjen e organizatës “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, mbështetjen e organizatës "Down Syndrome Kosova” etj. Në kuadër të fondacionit funksionon edhe shkolla e shahut për fëmijë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress