Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 02:57

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Fillojnë parapërgatitjet për fushatën e korrje - shirjeve

Prishtinë | 04/07/2019 16:55

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim edhe me palët e tjera që ndërlidhen me këtë proces, kanë bërë parapërgatitjet për fillimin dhe realizimin e fushatës së korrje shirjeve për vitin 2019.

Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve, përfaqësuesit e MBPZHR-së kanë mbajtur takimin e përbashkët me përfaqësues të Drejtorive Komunale për Bujqësi, të Shoqatës së Prodhuesve të Grurit dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Mullisëve.

 

Gjatë këtij takimi palët e përfshira në këtë proces janë pajtuar që të mos fillohet me korrje shirjet para pjekjes se plotë të grurit, e krahas kësaj edhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi të raportojnë në MBPZHR, gjegjësisht të komisioni qendror për monitorimin e korrje shirjeve për vitin 2019, një herë brenda javës lidhur me ecurinë e korrje shirjeve në komunat e tyre.  

 

Me këtë rast, bazuar në çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezervë të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR, përfaqësuesit e DKB-ve, përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Grurit dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve, kanë propozuar që çmimi real i korrje shirjeve për vitin 2019 do të ishte 100 euro për hektarë (nënkuptohet se çmimi i korrje shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnave).

Ndryshe, në gjithë territorin e Kosovës, sivjet më kulturën e grurit janë të mbjellë 50 mijë hektarë, ndërsa MBPZHR-ja i mbështetë kultivuesit e grurit dhe farës së grurit përmes pagesave direkte.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress