Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.06.2019 06:55

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Festivali FemArt zyrtarisht ka mbyllur thirrjen për aplikimin e pjesëmarrëseve për edicionin e 5-të

Prishtinë | 12/04/2017 17:59

Thirrja ishte e hapur nga data 21 mars deri më 10 prill 2017, ndërkaq me qindra artiste dhe aktiviste nga Kosova, rajoni dhe mbarë bota kanë aplikuar për të qenë pjesëmarrëse.

Festivali FEMART është festivali i parë dhe i vetëm feminist në Kosovë, njëherësh edhe më i madhi në rajonin e Ballkanit që për katër vite radhazi ka bashkuar artistë dhe aktivistë nga mbarë bota në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Organizata për Art dhe Komunitet - Artopolis, këtë vit organizon për herë të 5-të Festivalin FEMART duke filluar nga data 25-30 Maj, 2017 në qytetin e Prishtinës.

Festivali FEMART çdo vit angazhon mbi qindra artistë dhe aktivistë të cilët shfaqin punën e tyre përmes: Shfaqjeve Teatrale, Film Dokumentar, Film të Shkurtë, Leximeve skenike, Artit Vizual, Ekspozitave, Performancave, Koncerteve, Promovime Librash, Ligjëratave, Punëtorive, Paneleve të Diskutimeve dhe Prezantime të ndryshme në formë të artit.

Këtë vit, për nder të vitit të pestë të organizimit, FemArt do të sjellë shumë befasi për publikun duke e bërë javën e fundit të majit të paharrueshëm për artdashësit.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress