Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 14.11.2019 06:08

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Ferizajt do të përkrahë në jubileun e 50-të Shoqatën e Gjeodetëve të Kosovës

Ferizaj | 05/11/2019 15:22

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrës, Sabri Murseli, pritën në takim, drejtues të Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës, mekanizëm ky që këtë vit shënon jubileun e 50-të, duke i dhënë vendit kuadrot profesionale e punën cilësore pranë organeve të administratës shtetërore e në ato private.

Jubileu i 50-të ishte arsyeja e këtij takimi, ku Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës, bashkë me Këshillin Iniciues Organizativ për shënimin e këtij jubileu dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës parashtruan kërkesën për mbështetje nga Komuna e Ferizajt, në vargun e institucioneve që mbështesin këtë nismë.

Kryetari Aliu tha se ky profesion paraqet një nga levat kryesore të shërbimit komunal për qytetarët, me ç'rast edhe u zotua për mbështetjen në mundësitë e kompetencat e qeverisjes lokale.

Mysafirët bënë një elaborim të gjerë të punës prej pesë dekadave të gjeodetëve anembanë vendit, me ç'rast thanë se vullnetin e gatishmërinë, mikpritjen e profesionalizmin e kreut të Komunës së Ferizajt e mirëpresin edhe në iniciativa të tjera.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress