Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 20.10.2019 10:21

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​EPIK: Përjashtimi i AKA-së nga ENQA - një hap mbrapa në zbatimin e MSA-së dhe ERA-së

Prishtinë | 03/10/2019 17:03

Instituti EPIK ka përcjell me shqetësim zhvillimet rreth Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), të cilat kulmuan me përjashtimin e AKA-së nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Zhvillimi i sotëm ndodh në vazhdën e mungesës së vëmendjes dhe vullnetit politik për avancimin e sistemit arsimor në Kosovë. Për më tutje, zhvillimi i sotëm është hap mbrapa në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim-Asociimi dhe Agjendës Evropiane të Reformave, thuhet në reagim.

EPIK përkujton se Titulli VIII, neni 107 i MSA, krijon obligime kontraktuale për Republikën e Kosovës, respektivisht: “Prioritet i sistemit të lartë arsimor do të jetë arritja e standardeve adekuate të kualitetit të institucioneve dhe programeve respektive, në harmoni me objektivat me procesin e Bolonjës dhe Deklaratën.”

“Shtylla III, prioriteti 5 i Agjendës së Reformave Evropiane (ERA) kërkon nga institucionet e Kosovës të ndërmarrin masa të cilat sigurojnë: “Përmirësimin e cilësisë së arsimit, me theks të veçantë tek përmirësimi i cilësisë së përgjithshme të arsimit të lartë,” thuhet më tej në reagim.

Sipas EPIK, zhvillimet sikur ky i sotëm dëshmojnë mungesën e pjekurisë dhe vullnetit politik për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga MSA dhe Agjenda Evropiane e Reformave dhe këto zhvillime dëmtojnë perspektiven evropiane të Kosovës dhe e largojnë edhe më tutje nga përcaktimi strategjik i Kosovës për anëtarësim në BE.

Institut EPIK iu bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të kthejnë vëmendjen në avancimin e sistemit arsimor në Kosove, dhe në veçanti të fillojnë një dialog të afërt me ENQA për të adresuar sfidat e identifikuara, me qëllim të ri-pranimit të Kosovës në ENQA.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress