Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 24.08.2019 01:02

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Dogana njofton bizneset për procedurat e kontrollimit të naftës

Prishtinë | 12/04/2017 17:56

- Me vendim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kompetencat për inspektimin e cilësisë së karburanteve të naftës iu bartën Doganës së Kosovës, me qëllim të rritjes së kontrollit në pikat doganore për naftën e importuar në Kosovë. Për të diskutuar mbi dispozitat e Udhëzimit Administrativ për Cilësinë e Karburanteve të Naftës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organozi një diskutim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës dhe kompanitë e shpërndarjes së naftës.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha tha se bashkëpunimi i Doganës me sektorin privat është i një rëndësie të veçantë sidomos në aspekt të zbatimit të mirëfilltë të ligjit, zbatim i cili poashtu do të mundësohet përmes laboratorëve të sofistikuar me të cilët është pajisur Dogana dhe bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare. Berisha theksoi se të gjitha kompanitë e shpërndarjes së naftës fillimisht duhet të jenë të pajisura me deklaratën e konformitetit dhe të cilësisë, 3% e të cilave do t’u nënshtrohen kontrollimit të cilësisë brenda ditës.

Kompanitë e shpërndarjes së naftës u njoftuan nga zyrtarë të Doganës mbi procedurat përkatëse për kontrollimin e cilësisë së naftës së importuar në Kosovë, duke shprehur nevojën edhe për një trajnim të veçantë i cili do t’iu lehtësojë kryerjen e këtyre procedurave dhe si rezultat zbatimin e mirëfilltë të ligjit. 

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress