Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:24

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Diskutohet për personat me çrregullime mendore, së shpejti nisin veprimet konkrete

Prishtinë | 09/09/2019 12:50

Personat me çrregullime mendore meritojnë trajtimin e duhur institucional e shërbimin profesional shëndetësor.

Me qëllim që të evitohen rreziqet nga prania e tyre në rrugë, por edhe për t'i dhënë ndihmën e nevojshme shëndetësore, sot në ambientet e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, udhëhequr nga drejtori Bekim Ademi u mbajt takimi me përfaqësues nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Policia e Kosovës, Qendra e Shëndetit Mendor, Qendra për Punë Sociale e të tjera për t'i dhënë zgjidhje kësaj problematike të kahershme në qytetin tonë.

Drejtuesit e institucioneve sociale u shprehën të gatshëm të koordinojnë veprimet institucionale që t'i ofrohet strehë dhe asistencë mjekësore këtyre personave, ndërkohë edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës thanë se me këto veprime do të rritet siguria e qarkullimit të qytetarëve.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi tha se përkundër shumë kufizimeve ligjore e vështirësive të funksionimit të infrastrukturës sociale për këtë kategori, qeverisja lokale ka vullnetin dhe bindjen që në harmoni me rregullat ligjore në fuqi të shtrijë dorën e kujdesit edhe për këtë kategori.

Përfundimi nga takimi ishte koordinimi i mëtejmë i veprimeve mes institucioneve relevante me qëllim ofrimin e zgjidhjes në këtë drejtim.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress