Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 06:30

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Diskutohet për hapjen e qendrës së dializës në Komunën e Rahovecit

Prishtinë | 09/02/2017 16:23

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Munib Durguti, drejtor i DSHMS-së, janë takuar me Ibrahim Rrudhani, drejtor i qendrës së dializës në QKUK dhe udhëheqës i dializës në nivel të Kosovës, në takim ishin edhe Afrim Avdaj, drejtor i spitalit të Prizrenit dhe Agron Sadiku, drejtor i kompanisë “MEDITECH”. Në takim u bisedua, se deri ku kanë shkuar përgatitjet, ku do të vendosën aparatet të cilët shërbejnë për funksionimin e qendrës së dializës.

Ibrahim Rrudhani, drejtor i qendrës së dializës në QKUK dhe  udhëheqës i dializës në nivel të Kosovës, u shpreh se është bërë punë e mirë në përgatitjen e dokumentacionit dhe vendit ku do të vendoset qendra e dializë dhe kjo do të jetë në të mirë të gjithë pacientëve të cilët janë në dializë.

Kryetari Vehapi, tha se ky është një projekt që nuk duhet të hezitohet që të përkrahet dhe sigurisht që hapja e qendrës së dializës do të jetë në të mirë të pacientëve të dializës, të cilët janë në Komunën e Rahovecit, pasi që siç e dimë pacientët tanë shërbimet e dializës i kryejnë në spitalin e Prizrenit.

Agron Sadiku, drejtor kompanisë “MEDITECH”, konfirmoj se ne si kompani jemi të gatshëm që të bëjmë furnizimin e qendrës së dializës në Rahovec , me pajisjet te nevojshme të cilat duhet që kjo qendër të funksonalizohet.

Munib Durguti, i njoftoj të gjithë të pranishmit në takim se investimet në infrastrukturë ku do të vendosën aparatet e dializës janë drejt fundit dhe objekti do të jetë i gatshëm shumë shpejt. Ai u shpreh se një pjesë e stafit është trajnuar dhe janë certifikuar, vlera e përgjithshme e investimeve infrastrukturore është 126 mijë eurove.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress