Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:21

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Brahimaj: Kosova mori kuptim me krijimin e policisë

Prishtinë | 06/09/2019 20:57

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Lahi Brahimaj, me rastin e 20-vjetorit të Policisë së Kosovës, tha se vendi ynë mori kuptim kur u ngrit policia që ngjalli ndjenjën e sigurisë dhe krenarisë së qytetarëve.

Në një postim në Facebook, Brahimaj tha nderojmë dhe përulemi para këtyre burrave e grave që me nderë po e ruajnë dhe mbrojnë uniformën e Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Lahi Brahimajt:

Njëzet vite krenari!

Kosova kuptimin e saj e mori në momentin e krijimit të Policisë së saj, uniformë kjo që ngjalli ndjenjën e sigurisë dhe krenarisë së qytetarëve për 20 vite më radhë.

Në këtë 20(njëzet) vjetor të themelimit të Policisë së Kosovës përkujtojmë dhe nderojmë dëshmorët që më jetët e tyre krijuan shtetin dhe Policinë, përulemi para sakrificës së gjithë atyre që kontribuuan për këtë ditë.

Nderojmë dhe përulemi para këtyre burrave e grave që me nderë po e ruajnë dhe mbrojnë uniformën e Policisë dhe po e përfaqësojnë në mënyrën më të dinjitetshme kudo dhe kurdo. Falë guximit dhe profesionalizmit tuaj qytetarët sot ndjehen më të sigurt se kurrë, ndjehen krenar dhe ndjejnë shtetësinë e vendit.

I lumtur që çdo ditë e më shumë po përmirësohen kushtet dhe krijohen mundësi më të mira për Policinë tonë, i uroj në këtë përvjetor duke i përgëzuar për guximin dhe sukseset e arritura deri më tani.

Krenarë dhe i siguritë më shumë se kurrë me Policinë më të mirë në rajon, Policinë e Kosovës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress