Në kuadër të këtij projekti janë 7069 metra shtrirje asfallti, që përfshihen segmentet rrugore në fshatrat Syriganë, Pemishtë, Qitak , Leçinë dhe Terrnovë.
Më poshtë postimi i kryetarit Jashari pas vizitës në terren:
"Dje Açareva e Plluzhina, sot Syrigana, Pemishta, Qitaku, Leçina e Ternova
Projekti i radhës rrugor pas atij të Açarevës që lidhet me Plluzhinën, është ai i fshatrave të bashkësisë lokale të Runikut.
Më saktë, me 7,069 metra shtrirje asfalti me anë të këtij projekti, ku puna sapo ka filluar në rregullimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore, përfshihen segmentet në fshatrat Syriganë, Pemishtë, Qitak, Leçinë dhe Ternovë.
Me stafin tim mbështetës jemi çdo ditë nëpër fshatra, kudo që kanë filluar punimet, për të parë ecurinë e realizimit të projekteve dhe për të bashkëbiseduar me banorët vendas, për t’iu kërkuar gjithashtu që edhe ata të jenë një lloj mbikëqyrësi i projekteve kapitale në dobi të tyre.
Nesër, informatat e projektit të radhës kapital".