Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 07:44

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Autoriteti i Konkurrencës dhe Oda Amerikane zotohen për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së konkurrencës

Prishtinë | 09/02/2017 14:48

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të fuqizojnë bashkëpunimin e tyre në aspekt të vetëdijësimit të bizneseve për dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fushën e mbrojtjes së konkurrencës.

Kjo u bë e ditur pas takimit ndërmjet kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Valon Prestreshi dhe Drejtorit Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka.

Gjatë takimit u bisedua për rolin e rëndësishëm që Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka në funksionalizimin e plotë të ekonomisë së tregut dhe rrjedhimisht garantimin e një mjedisi të barabartë për të gjithë operatorët ekonomik në vend.

Prestreshi dhe Zeka u dakorduan për organizimin e punëtorive të përbashkëta vetëdijësuese për ndërmarrjet private dhe organizatat publike, me qëllim të vetëdijësimit të tyre përkitazi me dispozitat ligjore që mbrojnë konkurrencën e lirë dhe aktivitetet të cilat mund të cenojnë konkurrencën. 

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress