Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 16.11.2019 01:12

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​ATK pjesë e samitit “Stabiliteti financiar dhe monetar në rajon, në një klimë të rritjes së ngadalshme në Eurozonë”

Prishtinë | 17/06/2019 10:15

Nga data 13 deri me 15 qershor 2019 në Beçiq është mbajtur samiti rajonal me temën “Stabiliteti Financiar dhe monetar në rajon, në një klimë të rritjes së ngadalshme në Eurozonë” i guvernatorëve, ministrave të financave dhe drejtorëve të administratave tatimore. Pjesëmarrës në këtë samit ishin përfaqësues nga shtetet rajonale si: Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia.

Në panelin e Drejtorëve të Administratave Tatimore, temë diskutimi ishte “ Reforma e autoriteteve tatimore dhe lufta kundër ekonomisë së hirtë, në të cilin ishte Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj.

Në këtë samit drejtori Murtezaj ka prezantuar të arriturat e ATK-së në funksion të përmbushjes tatimore, si dhe në luftimin e dukurive të ekonomisë joformale si njëra nga rreziqet kyçe të konkurrencës së drejt në biznes.

Ndër tjera, drejtori i ATK-së ka folur edhe për sistemin tatimor të Kosovës, i cili vlerësohet relativisht i thjeshtë, me norma të ulëta tatimore, shtet me politika fiskale të orientuara drejt nxitjes së investimeve dhe prodhimit të brendshëm dhe gjithashtu krijimit të një ambienti atraktiv për investimet e huaja. 

Po ashtu gjatë këtij prezantimi  z. Murtezaj foli edhe  rreth stabilitetit financiar, ku në ATK ka pas një ngritje të përmbushjes tatimore dhe një trend pozitiv në të hyra, si rezultat i një partneriteti me tatimpagues, krijimit të lehtësive për tatimpaguesit e rregullt dhe hetimin e tatimpaguesve që bëjnë shmangie në pagesën e tatimeve. 

Që të realizohet misioni i ATK-së është bërë identifikimi i rreziqeve të përmbushjes tatimore, janë hartuar planet operative për trajtimin e rreziqeve dhe është përshtatur shpërndarja e resurseve për trajtimin e tyre.

Ky samit është një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave , si dhe krijimin e një dialogu për luftimin e dukurive negative në përmbushjen e tatimeve. 

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress