Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 03:29

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Asfaltohet rruga e gjatë 2 kilometra në lagjen Topojan të Gremes

Ferizaj | 11/09/2019 18:47

Gremja, lokaliteti ku qeverisja lokale e drejtuar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka shtrirë miliona euro investime, përfitoi edhe nga një projekt me peshë strategjike për qarkullimin e komunitetit të kësaj zone dhe jo vetëm.

Është asfaltimi i rrugës në lagjen e Topojanëve në këtë fshat që ka gëzuar komunitetin e kësaj lagje dhe gjithë fshatit.

Për të parë punimet doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se ky projekt dhe projektet tjera që po realizohen në këtë fshat shumë shpejt do ta mbyllin ciklin e investimeve infrastrukturore në këtë lokalitet, duke përmbushur kështu të gjitha kërkesat e banorëve.

"Bëhet fjalë për një projekt me gjatësi rreth dy kilometra që ka filluar para një kohe por me angazhimin, përkushtimin dhe bashkëpunimin me fshatarët e kësaj lagje, ne sot po e përfundojmë asfaltimin e shtresës së parë", tha  Bytyqi.

Ai ka shpalosur edhe projektet e tjera që po realizohen dhe do të realizohen në Greme si çështja e ujit që është në përfundim e sipër procesi i prokurimit për kyçje në rrjet dhe hapja edhe e puseve të reja sipas kërkesës së banorëve, ndërtimi i Qendrës së Sporteve dhe Panaireve, si dhe rrugicat e fshatit që do të kompletojnë këtë fshat në pikëpamje infrastrukturore.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress