Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 03:32

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Asfaltohen mbi 1000 metra rrugë në Greme e Pleshinë

Prishtinë | 01/10/2019 16:31

Kushtet e përshtatshme klimatike kanë favorizuar zhvillimin e shumë projekteve infrastrukturore në gjithë territorin e Ferizajt.

Të tilla janë edhe projektet që përfunduan sot për asfaltimin e rrugës afro 400 metra "Qazim Zejna" në Greme dhe dy rrugëve me gjatësi mbi 800 metra në Pleshinë.

Për të ndjekur punimet që po zhvillohen në këto zona, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Banorët të gëzuar për këtë investim e falënderues për pushtetin lokal, thanë se përfundimisht i gjithë komuniteti, me këto projekte i japin fund vuajtjeve shumëvjeçare dhe shmangen rreziqet veçanërisht për fëmijët gjatë qarkullimit në këto segmente rrugore.

Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se kushtet klimatike kanë mundësuar zhvillimin e shumë projekteve e ndër të tjera edhe këto që u përfunduan sot.

"Bëhet fjalë për rrugën "Lumthati" që po asfaltohet, dje është asfaltuar një segment i kësaj rruge dhe sot po asfaltohet edhe segmenti tjetër e kështu përfundohen problemet infrastrukturore që kanë qenë në këtë fshat. Bëhet fjalë për një projekt rreth 160,000 euro. Në kuadër të këtij projekti në ditët në vijim, nëse premtojnë kushtet klimatike do të asfaltojmë edhe me asfaltimin e disa rrugëve ku jetojnë komuniteti ashkali në fshatin Dubravë", tha Bytyqi.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress