Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 14.11.2019 06:06

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Akademia Diplomatike inauguroi Sallën e Trajnimeve

Prishtinë | 29/10/2019 13:32

Akademia Diplomatike e Kosovës ka intensifikuar aktivitetet e saj në fushën e trajnimeve për stafin e ri diplomatik dhe zyrtarët e rinj të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Akademia ka inauguruar Sallën e Trajnimeve, e cila do t’i shërbejë organizimit të trajnimeve, seminareve e punëtorive tematike të ndryshme, me qëllim përgatitjen dhe trajnimin e anëtarëve të stafit diplomatik dhe zyrtarëve të tjerë që do të shërbejnë në misionet e Republikës së Kosovës jashtë vendit.

Aktualisht, Akademia Diplomatike po vazhdon me trajnimin intensiv të kontingjentit të diplomatëve të rinj dhe zyrtarëve të rinj të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili ka për qëllim shtimin e kapaciteteve diplomatike e konsullore, në mbrojtjen dhe promovimin e interesave shtetërore, si dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Përveç Sallës së Trajnimeve, Akademia Diplomatike e Kosovës synon të krijojë edhe hapësira të tjera që do të plotësojnë nevojat e saj, përfshirë sallën për organizimin e video-konferencave, si dhe këndin e bibliotekës, i cili do të pajiset me literaturë dhe publikime të fushës së politikës dhe diplomacisë.  

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress