Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:45

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave mban ushtrimin “Shpata e Argjendtë 2019-2”

Prishtinë | 25/09/2019 14:13

Në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, po mbahet ushtrimin “Shpata e Argjendtë 019-2’, që po organizohet nga KFOR-i, së bashku me institucionet e Republikës së Kosovës.

Ky ushtrim ka për qëllim testimin e kapaciteteve të institucioneve të Republikës së Kosovës në komunikim, koordinim dhe bashkëpunim për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Në ushtrim, përveç njësive të KFOR-it, po marrin pjesë Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe institucione tjera që kanë rol në Planin e Reagimit Kombëtar.

Ushtrimi mbahet në të njëjtin kohë në kampin e KFOR-it në “Film City” dhe në  Qendrën Operative të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

Në fund këtij ushtrimi, më datën 27.09.2019, do të mbahet analiza pas veprimit për ushtrimin “Shpata e Argjendtë 2019-2”, për të evidentuar mangësitë, të arriturat dhe për të rekomanduar për përmirësimet në të ardhmen.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress