Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 20.08.2019 06:22

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​AAK në Pejë: Muhaxheri të konsiderojë reagimin qytetarë

Prishtinë | 05/07/2019 18:19

Shpërfytyrimi dhe dalja në pah e gënjeshtrave të një pas njëshme sa për të fituar vota në fushatë nga ana e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, po bënë që dita ditës të shkatërrohet kualiteti i jetës së qytetarit të Pejës.

Në këtë kuadër, sot banorët e lagjes 'Kapeshnica', rruga 'Mbreti Zog', u detyruan të përballen me komunarët, vartës komunal dhe partiak militant të Muhaxherit, në momentin kur këta të fundit tentuan të nisin operimin e shtrimit të asfaltit në këtë lagje e cila nuk ka rrjet të kanalizimit, për çfarë Muhaxheri u kishte premtuar.

Sipas informacioneve nga Nëndega jonë atje dhe nga banorët e zonës, është dashur që komuniteti të zhvillojë protestë me efekt ndërprejen e punimeve.

Për këtë rast si edhe për raste të tjera AAK - dega në Pejë, shprehë shqetësimin e saj dhe të komunitetit në fjalë lidhur me këso veprime, që klika e Muhaxherit i ndërmerrë pa 'kokë e krye'.

AAK - Dega në Pejë i bënë thirrje Gazmend Muhaxherit që urgjentisht të konsiderojë reagimin qytetarë të banorëve të zonës si dhe reagimin e degës tonë dhe sa më shpejt që është e mundur ti kthehet një procesi transparent, i cili respekton kërkesat bazë të komunitetit dhe mbetet në përputhje me premtimet që i ka bërë në kohë fushate.

AAK e Pejës i kujton Muhaxherit se jo çdo gjë është politikë për vota, për mbajtje pushteti dhe për ngritje brenda partiake. Uji, rruga, rrjeti i kanalizimit dhe elemente tjera bazike, që nga shekulli i shkuar, nuk janë luks por janë nevojë jetese.

Ndryshe, sot banorë të rrugës ‘Mbreti Zog’ në lagjen ‘Kapeshnica’ kanë protestuar kundër Komunës së Pejës, e cila ka tentuar të filloi shtrimin e asfaltit në lagje, pa e vënë rrjetin e kanalizimit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress