Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.07.2019 11:01

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​AAK në Pejë: Aktakuza ndaj Durim Sheremetit, vërteton akuzat tona

Prishtinë | 13/06/2019 13:45

Aktakuza ndaj shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Durim Sheremetit, vërteton akuzat e AAK-së se në Komunën e Pejës, shkeljet ligji me vetëdije.

AAK-ja është për zbatim të ligjit ndaj secilit që ka bërë shkelje kudo që është ai person. Neve nuk na gëzon fakti se kundërshtarët tonë politik po vërtetohet që janë të korruptuar. Por padyshim edhe ne si organizatë politike ndjejmë atë që ndjenë secili qytetarë, mllefin ndaj mashtruesve dhe dëshirën që të përgjigjen para ligjit, ata të cilët po vjedhin paratë e qytetarëve të Pejës.

Akuza ndaj bashkëpunëtorit më të afërt të Gazmend Muhaxherit, shefit të kabinetit të tij Durim Sheremti, vërteton akuzat që kemi bërë si parti opozitare se këta të emëruar politik që janë në qeverisje në Komunën e Pejës kanë marrë ligjin në duartë e veta duke menduar se Institucionet janë pronë e tyre.

Këta zyrtarë që po rrënojnë Institucionet duke shkelur me vetëdije ligjin, siç thuhet edhe në aktakuzë, duke bërë presion po detyrojnë edhe Shërbyesit Civil të pambrojtur që të shkelin Ligjin me qëlimin të vetëm, që Zyrtarët Politik të sigurojnë para për vetën dhe grupin e tyre.

Tre aktakuzat radhazi në fakt vërtetojnë atë që e kemi thënë që nga fillimi se: Kjo qeverisje është e korruptuar, se në Komunën e Pejës nuk zbatohet Ligji dhe se ka keqëpërdorim e keqmenaxhim në secilën punë që marrin pjesë të emëruarit politik.

Këto janë:

Aktakuza për lejim të ndërtimeve pa leje e bërë ndaj Drejtorit të Inspektoratit të Komunës dhe dëshmitë e Inspektorëve Komunal gjatë seancës ku kanë akuzuar edhe Kryetarin e Komunës se ai ju ka bërë presion që most ë rrënojnë obkekte pa leje.

Aktakuza për qindra mijëra euro të dhëna dhe qindra mijëra të tjera të nënshkruara nga Kryetari i Komunës si vendim për ti dhënë një operatori ekonomik, e pastaj të raportuara si gjoja dikush e ka mashtruar Kryetarin Muhaxheri.

Aktakuza ndaj Shefit të Kabinetit të kryetarit që me qëllim ka nënshkruar dhe ka detyruar të tjerët të nënshkruajën dokumente jashtëligjore me qëllim të dëmtimit të buxhetit.

AAK-ja dega në Pejë beson se këto tre aktakuza të deritanishme janë vetëm fillimi i zbardhjes së hajnisë dhe parregullësisë që është duke ndodhur në Komunën e Pejës.

Mashtrimi i qytetarëve duke përdorur lavdata për veten dhe akuza ndaj të tjerëve në njëren anë, dhe vjedhja e keqpërdorimet në anën tjetër, siç duket po marrin fund.

Fytyra e vërtet e kësaj qeverisje po zbulohet edhe para opinionit përmes organeve kompetente, ndërsa që në këtë vazhdë ishte dashur që të zbulohen edhe shumë afera tjera korruptive që kanë dëmtuar buxhetin dhe që kanë pasuruar zyrtarët politik që kanë ndryshuar gjendjen e tyre financiare që nga ardhja në pushtet.

AAK e Pejës, përgëzon dhe inkurajon Prokurorinë e shtetit, që në bazë të autorizimeve që ofron ligji dhe kushtetuta, çështjes ti shkojë deri në fund.

AAK e Pejës me vëmendje po përcjellë çdo shqetësim qytetarë të ngritur në raport me matrapazët si llloji i Sheremtit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress