Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 21.09.2017 07:52

​Viti i kaluar solli 11 projekte energjetike në Gjilan

Gjilan | 05/04/2017 10:01

“Rruga e Bujanocit”, “Rruga Qarkore”, “Veleknica”, “28 Nëntori”, janë vetëm disa nga projektet e përfunduara investive në rrjetin elektrik të komunës së Gjilanit.

Problemet e Gjilanit me energji për shkak të rrjetit të stërvjetëruar ishin të kahmotshme. Kështu deklaron numri një i kësaj komune, Lutfi Haziri.

“Mund të themi se KEDS gjatë vitit 2016 ka realizuar 11 projekte në komunën e Gjilanit që përfshijnë vendosjen e trafove të reja, investime në rrjetin e tensionit të ulët dhe të tensionit të mesëm, siç janë: në Kuvcë, te tregu i automjeteve, në fshatin Velekincë, në Livoq të Ulët, në rrugën Gjilan –Bujanoc, sikurse edhe investime të tjera në Shillovë të Muhaxherëve, Përlepnicë, Livoq i Epërm etj”, thotë Haziri.

Ai kërkon që investime të tilla të vazhdojnë meqë kërkesat e qytetarëve janë të mëdha.

“Kemi qindra raste kur qytetarët i drejtohen Komunës së Gjilanit me kërkesa për ndërrim të rrjetit të tensionit të lartë, zhvendosje të rrjetit për shkak të rrezikshmërisë”, thotë i pari i Gjilanit.

Haziri potencon edhe bashkëpunimin e mirë që Komuna ka me Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS.

“Ne kemi pasur bashkëpunim gjatë realizimit të projekteve të Komunës që i kemi bërë në infrastrukturë publike. Natyrisht, presim nga menaxhmenti i KEDS-it që do të bëjë investimet e domosdoshme sepse është obligim i tyre që t’ua përmbushin nevojat qytetarëve”, thotë kryetari i Gjilanit.

Sipas tij Gjilani dhe Anamorava ka nevojë urgjente për investime të mëdha në rrjet.

“Kemi disa projekte në periudhën afatmesme në renovime dhe rindërtime të rrjetit, që kapin shumën e miliona eurove. Gjilanasit janë pagues të rregullt dhe meritojnë prioritet”, thotë Haziri.

Krejt këto investime kanë ndikimin parësor në kualitetin dhe stabilitetin e furnizimin për ekonomitë familjare ndërsa minimizon ekspozimin ndaj rrezikshmërisë.

“Investimet ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin me tension stabil e kualitativ ndërsa që teknologjia e vënë është e standardeve më të larta europiane të kohës”, thonë në KEDS.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress