Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.05.2017 09:07

​Veseli: Kosova ka nevojë për vizon strategjik transformues

Prishtinë | 21/04/2017 14:25

Në Forumin ekonomik shqiptarë që u mbajt sot në Pejë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli theksoi se ky forum është më rëndësi të sensibilizoi nevojën nacionale për industri prodhuese dhe nevojën e fokusimit ndër regjional të nxitjes së veprimtarive prodhuese dhe plasimit të efektiv të tyre në tregje.

Kosova sipas tij, është shndërruar në një vend super marketesh pa prodhim dhe me politika fiskale dekurajuese për prodhuesit e paktë të vendit. Andaj, sipas Veselit ka shumë mangësi dhe burokraci mbytëse në Kosovë për prodhuesit dhe produktin vendor. Po ashtu, ai tha se politikat ekonomike, ato fiskale dhe tatimore, duhet t’i shërbejnë zhvillimit të ekonomisë vendore prodhuese, përpunuese dhe me prioritet promovuese dhe plasuese në tregun tonë dhe më gjerë.

“Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia aktualisht përbejnë vendet me numrin më të madh të pa punëve dhe pikërisht në këto vende është i shquar edhe fenomeni i mungesës së veprimtarive prodhuese. Kosova është shndërruar në një vend supermarketesh të mëdha, për këtë jemi shembulli i pa konkurrencë, ku konsumi dhe harxhimi i parasë sonë përcillet me varfërinë tonë sociale. Kështu derisa ne konsumojmë maksimalisht produktet huaja, ne prodhojmë fare pak ose aspak… kemi mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar për tregun e punës… prodhim i vështirësuar vendor dhe konkurrencë jo lojale. Subvencione dhe garnte për prodhim vendor në njërën anë, por edhe politika fiskale dhe tatimore jo inkurajuese për prodhuesit tanë vendor. Shumë interesante njëra Ministri ndan grante dhe subvencione, ndërsa tjetra dekurajon dhe bllokon shitjen e produktit vendor ose e ngarkon atë me tatime”, theksoi Veseli.

Sipas Veselit, Kosova duhet të ketë vizion dhe strategji transformuese të prodhimit.

Krye kuvendari shtoi se nevoja e bashkëpunimit me tregje regjionale është domosdoshmëri strategjike, si interes reciprok dhe avantazh regjional.  Sipas kryetarit të PDK-së, fokusi i tij mbetet që Kosova të ketë ekonomi prodhuese jo konsumuese.

Kryetari i parë foumit ekonomik shqiptar, Nagip Fejzi theksoi se ky forum i vullnetit të punës do të jetë shtyllë kryesore për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, si dhe për rritjen e stabilitetit në rajon.

Nikoqiri i këtij Forumi, kryetari Klubit të Prodhueseve të Kosovës, Astrit Shabnai, foli për sfidat e prodhuesve, duke thënë se përmes prodhimit Kosova duhet ta ndërrojë imazhin në botë për depërtimin e prodhuesve në tregjet e huaja. Ai ngriti çështjen e çmimit të lartë të energjisë si sfidë për prodhuesit.

Sipas tij, me regjionin prodhuesit shqiptar nuk duhet me pasur asnjë barrier, sidomos me Shqipërinë, ku për çdo ditë prodhuesit shqiptarë po hasin në barriera.   

Forumi i organizuar nga prodhuesit shqiptarë të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipëria mblodhi shumë prodhues nga vendi, rajoni dhe diaspora, të cilët vunë pah nevojën imediate për lehtësira tregtare ndërmjet këtyre shteteve shqipfolëse me 8 milionë konsumatorë./KosovaPress/

 

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress