Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.01.2018 12:31

​Telekomi në prag të falimentimit

Prishtinë | 01/01/2018 12:49

Kompleksi metalurgjik Trepça, viteve të fundit vazhdon të përballet me plot sfida të ndryshme të zhvillimit të saj, ngase ka një kohë të gjatë që është edhe pa bord drejtues që do të mundësonte zbatimin e Ligjit për Trepçën i cili ka hyrë në fuqi një vit më parë.

Megjithatë, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka thënë se rritja e investimeve në sektorin e minerar, përfshirë këtu edhe aktivizimin e plotë të ndërmarrjes Trepça me investime brenda saj, si dhe aktivizimi i disa minierave në zona me interes të veçantë do të jenë një prej objektivave kryesore për vitin 2018.

Ministri Lluka ka thënë se deri në fillim të muajt shkurt do të bëhet funksional bordi i ri i Trepçës, dhe kështu sipas tij, do t’i rikthehet nami që ka pasur dikur.

Po ashtu puna mbarë nuk po iu ec as ndërmarrjeve tjera publike në vendin tonë, ngase në prag të falimentimit janë 11 ndërmarrje, ku sipas ministrit Lluka këto ndërmarrje po operojnë me humbje, të cilat kanë bërë punësime pa kritere me paga të majme. E njëra ndër to është  edhe Telekomi i Kosovës. 

Gjithashtu, edhe për të mos pasur nevojë të subvencionohen.

Edhe Telekomi i Kosovës, sipas Llukës operon pa bord drejtues tash e një vit, i cili shtoi se janë në proces të emërimit për ta ristrukturuar këtë ndërmarrje. Sepse, sipas tij, Telekomi si një ndërmarrje më fitimprurëse, tash është duke i humbur rreth 6 milionë euro në vit.

Ai ka shtuar se Vala ka potencial shumë më të madh, mirëpo kërkohet një vendimmarrje pak më e fortë për të bërë më stabile dhe që mund të drejtohet në rrugën e duhur Telekomi.

Ndër, prioritet për këtë Ministri do të jetë përmirësimi i sektorit energjetik, për krijimin e kapaciteteve të reja, siç është Kosova e Re si dhe rregullimi i distribuimit të rrjetit dhe kualitetit të këtij lloj shërbimi./KosovaPress/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress