Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:15

​Telekomi dhe Posta e Kosovës nuk lëshojnë kupona fiskal – ATK i ndëshkoi!

Prishtinë | 11/09/2016 11:33

Posta dhe Telekomi i Kosovës përveç që nuk po i jap dividentën, Qeverisë së Kosovës, këto kompani nuk po i paguajnë as tatimet shtetit nëpërmjet TVSh-së me kuponë fiskal. Këto kompani publike ndër më të mëdhatë në vend, janë të obliguara me ligj që për shërbimet të pajisen me pajisje elektronike fiskale dhe të lëshojë kupon fiskal për çdo shërbim ndaj klientëve.

Sipas ATK-së, KEDS nuk është i obliguar me ligj. Ministri i Financave, Avdullah Hoti bëri me dije se nuk ka asnjë tolerim dhe as një konsideratë për kompanitë dhe bizneset që nuk fiskalziohen, qoftë Telekomi apo Posta. Hoti tha se janë në përfundim të një memorandum dhe se këto kompani do të jenë të kushtëzuara për fiskalizim.

Për ta ulur informalitetin e lartë në këtë ndërmarrje publike, Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar aktivitetin e kontrollit dhe ka ndëshkuar Valën.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri tha për KosovaPress se shkalla e informalitetit është mbi 30 përqind, edhe pse, sipas tij, kanë shtuar aksionet në terren për uljen e kësaj dukurie negative për buxhetin e shtetit.

Imeri tha se për çdo shërbim me konsumatorët e saj, operatori “Vala” është e obliguar të pajiset me pajisje fiskale dhe të lëshojë kuponë fiskal.

“Vala ka obligim ligjor për ato që nuk i faturon, por që i bënë shitje me klientin drejtpërdrejt ka obligim që të lëshojë kuponë fiskal, të pajisjet me pajisen elektronike fiskale dhe të lëshojë kuponë fiskal... Ne këtë proces e kemi në vëzhgim të vazhdueshëm edhe me Valën dhe më të gjithë tatimpaguesit e tjerë... Ne jemi në aktivitetet në terren, aty ku nuk ndodhë ka edhe proces të ndëshkimeve për të shkuar drejt procesit të normalizimit”, thotë Imeri.

Kurse, drejtori i ATK-së, Imeri, ka arsyetuar Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike(KEDS) për mos lëshimin e kuponëve fiskal, ngase sipas tij, KEDS nuk është i obliguar me ligj. Ai tha se kjo kompani për shpërndarjen e energjisë elektrike ka matës specifik dhe ligji e ka krijuar këtë mundësi.

Sipas tij, edhe për shërbimet e telefonisë fikse, kompania Posta e Kosovës, ka obligim që të ketë pajisje të lëshojë kuponë fiskal.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti bëri me dije për KosovaPress se nuk ka asnjë tolerim dhe as një konsideratë për kompanitë dhe bizneset që nuk fiskalziohen, qoftë edhe Telekomi dhe Posta. 

Hoti thotë se do të krijojnë mekanizma tjerë që nuk do të kenë mundësi të operojnë nëse nuk fiskalizohen.

Hoti shtoi se janë në përfundim të një memorandum dhe se këto kompani do të jenë të kushtëzuara për fiskalizim.

Edhe konsumatorët e kompanisë Vala tregojnë se nuk marrin kuponë fiskalë për shërbimet e kësaj kompanie.

 Qytetari Adnan Shabani, thotë se nuk merr asnjëherë kuponë fiskal nga Vala edhe pse e kërkon nga punonjësit e kësaj kompanie.

Edhe Taulant Hajdari, konsumator i Telekomit të Kosovës, thotë se zyrtarët e telekomit nuk i kanë ofruar kupon fiskal për shërbimin që ka marrë në këtë kompani. 

Po ashtu, edhe Edon Karaxhiu, konsumatorë i Telekomit të Kosovës, thotë se ai asnjëherë nuk ka marrë faturë ose kupon nga pajisjet elektronike fiskale të kompanisë publike, Telekomi i Kosovës dhe Posta e Kosovës.

Ndërsa, zyrtarë të Telekomit dhe Postës së Kosovës edhe pse ishin të kontaktuar nga KosovaPress, ata nuk iu përgjigjen lidhur me temën për kuponët fiskal./KosovaPress/


 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress