Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:13

​Të thyhet monopoli për homologimin e automjeteve

Prishtinë | 28/03/2017 15:20

Monopoli i krijuar në tregun e Kosovës mbetet sfidë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Ende mbetet vetëm një operator ekonomik në treg për homologimin e automjeteve.

Kjo çështje mbetet shqetësuese për deputetët dhe ministrin e Financave në Qeverinë e Kosovë.

Sa i përket konkurrueshmërisë në treg, ministri i Financave, Avdullah Hoti theksoi se BE-ja është shumë e pa kompromis dhe beson që nuk ka do të ketë tolerancë që të merren vendime që shkelin konkurrencën.

Ministri i Financave gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, ka njoftuar deputetët për të arriturat e kësaj Ministrie për agjendën evropiane dhe për planin kombëtar për zbatimin e MSA-së.

Sa i  përket agjendës evropiane, Hoti tha se janë përmbushur të gjitha koncept dokumentet dhe ligjet përkatëse, përveç projektligjit për Pagat i cili është tërhequr nga Qeveria me kërkesë të KE. Mbi dy të tretat e veprimeve të parapara me strategjinë 2014-2018 për luftimin e ekonomisë jo formale, financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave është përmbushur.



Sipas tij, investimet e huaja kanë shënuar rënie në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015. Ndërsa, ai ka folur edhe për trendin e të hyrave, i cili tha se është i kënaqur për të hyrat në këtë tre mujor. 

Sipas tij, importi ka shënuar rritje në vitin e kaluar kurse eksportet kanë shënuar rënie shkak i ndaljes së prodhimit të fabrikës së Ferronikelit. Ekonomia informale sipas ministrit Hoti ka shënuar rënie, por sipas tij ende mbetet e lartë shkalla e kësaj dukurie.

Deputetja Vjosa Osmani nga LDK, ngriti çështjen e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, të cilët sipas saj, punojnë pa kontrata, marrin paga me vonesë dhe trajtohen në mënyrë çnjerëzore. Po ashtu sa i përket konkurrueshmërisë, kërkoi sqarim nga ministri Hoti për monopolin në disa fusha. Ajo kritikoi Qeverinë për mos zbatimin e ligjeve për thyerjen e monopolit për homologimin e automjeteve.


Deputetja nga AAK, Time Kadrijaj, foli për ankesat e bizneseve,  të cilat nuk po arrijnë të përfitojnë nga MSA-ja në mungesë vizave për lëvizje të lirë në Bashkimin Evropian.

Deputeti Bislim Zogaj nga PDK-ja, tha se mbipopullimi me të punësuar në Administratën Publike mbetet shqetësuese, ngase sipas tij, është edhe kriter nga BE-ja  për një administratë më pak punëtorë dhe më efikase. /KosovaPress/ 

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress