Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:09

​Shqetësuese papunësia e të rinjve në Kosovë

Prishtinë | 01/12/2014 12:42

Të rinjtë e Kosovës ardhmërinë e vet e shohin jashtë vendit, për shkak të papunësisë, e cila është më e larta në rajon, si dhe për shkak të një pasigurie ekonomike, sociale dhe politike që mbretëron në vend.

Kështu u tha në një konferencë për media të organizuar nga Forumi përIniciativa Qytetare (FIQ), me titull “Papunësia e të rinjve dhe iniciativat filantropike për krijimin e mundësive për ta”, ku u dhanë shifra të ndryshme rreth papunësisë së të rinjve në vend.

Dajana Berisha, drejtore ekzekutive e Forumit për Iniciativa qytetare (FIQ), tha se është një situatë e ndjeshme dhe mjaft kritike për të gjithë qytetarët e Kosovës, e në veçanti për të rinjtë. Ajo theksoi se numri i të papunëve në Kosovë është më i larti në rajon. Ndërsa, thotë se si pasojë e një përqindjeje kaq të lartë të papunësisë prej 55.9 për qind, të rinjtë nuk po shohin të ardhme dhe se kjo është një nga shkaqet kryesore të migrimit.

Por me shifrën e Agjencisë së Statistikave për papunësinë në vend, nuk pajtohetHafiz Leka, udhëheqës i Divizionit të Punës dhe Punësimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqeniessociale (MPMS). Ai pohoi se në Kosovëende nuk ka statistika reale rreth papunësisë. Por për dallim nga ASK, ai pohon se papunësia tek të rinjtë mbetet 73 apo 74 për qind , e jo 55 për qind siç e ka ASK.

Kjo shifër, sipas tij, del nëse bëhet kombinimi i dy grup moshave, asaj 15-24 vjet dhe25-39 vjet. Sipas tij, shkalla e papunësisë në Kosovë është 30.8 për qind dhe se kjo është mjaftë shqetësuese.

Ndërsa, Agron Demi, drejtor ekzekutiv në institutit GAP, si dukuri negative përmendi migrimin masiv në vend, i cili po ndodh kohëve të fundit. Ai pohoi se pjesa më e madhe e të punësuarve në ndërmarrjet publike është mbi moshën 50 vjeçare dhe se shqetësim kryesor i këtyre ndërmarrjeve, mbetet problemi me gjetjen e kuadrove tëreja të përgatitura për punë profesionale. Ndërsa, i quajti të pasakta të dhënat për ulje të papunësisë.

Ndryshe, Demi tha se sipas të dhënave zyrtare rreth 35 për qind e punë kërkuesve në qershor të këtij viti, kanë qenë të moshës 15 deri në 24 vjeçare, e që është një rritje prej 2.8 për qind, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa, 83 për qind e punë kërkuesve në qendrat e punësimit në Kosovë janë nën moshën 40 vjeçare ./Kosovapress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress