Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 14.12.2017 01:12

​SHBA do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Prishtinë | 11/10/2017 18:00

Në vazhdën e takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Uashington, ministri i Financave Bedri Hamza është takuar me ndihmës sekretarin e Thesarit Amerikan, Larry McDonalds, me të cilin ka biseduar për prioritetet e Qeverisë dhe hapat që duhet të ndërmarrë Kosova për të përshpejtuar rritjen ekonomike.

Fokus të veçantë në takim ka qenë edhe adresimi në kohë optimale të projekteve prioritare të Qeverisë së Kosovës. Ndihmës sekretari McDonalds shprehu gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës. 

McDonalds dhe ministri Hamza u pajtuan që të vazhdojë mbështetja e mëtejme nga ana e Thesarit Amerikan për zhvillim të mëtutjeshëm të Ministrisë së Financave, me fokus të veçantë në departamente të buxhetit dhe thesarit.

 

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress