Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.01.2018 04:21

​Risitë e paketës fiskale në Shqipëri

| 01/01/2018 10:03

Paketa e re fiskale sipas qeverisë së Shqipërisë krijon një bazë të re ndërveprimi mes qeverisë dhe sipërmarrjes për të qenë më shumë aktiv.

Ndryshimi më i rëndësishëm është taksa e pronës që paguhet për banesat. Aktualisht kjo taksë është fikse mbi sipërfaqen, por nga 1 prilli i këtij viti ajo do të jetë sa 0.05% e vlerës së ndërtesës.

Nga taksa e ndërtesës qeveria përjashtoi pensionistët e vetëm si dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Njëkohësisht paketa e re ul taksat për hotelet me 4 dhe 5 yje, si një masë për të nxitur turizmin, ndërkohë që për cigaret rritet me 7 lekë për paketë, akciza.

Paketa po ashtu përfshin në skemën e e tatimit mbi vlerën e shtuar edhe bizneset me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka shpjeguar se shtrirja e skemës së TVSH-së deri në nivelin 2 milionë lekë nuk do të sjellë rritje çmimesh.

“Tatim fitimi nuk ndryshon, por mbetet zero. Biznesi falimenton kur ka konkurrencë me informalitetin. Prandaj efekti i TVSH-së nuk do të sjellë rritje çmimesh në treg”, ka theksuar ai.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress