Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 16.01.2018 12:29

​Reçica: Për veteranët e luftës janë siguruar 100 milionë euro

Prishtinë | 03/01/2018 12:25

Për ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mbetet shqetësuese shkalla e lartë e papunësisë, mungesa e sigurisë dhe shëndeti i punëtorëve në vendet e punës.

Ministri Skënder Reçica , tha se objektivi kryesor për vitin 2018 është punësimi dhe prioritet i veçantë do t’i kushtohet edhe luftimit të informalitetit të tregut të punës dhe rritjes së kontrollit ndaj punës që bënë Inspektorati i Punës. 

Reçica në një intervistë për KosovaPress thotë se vjen nga një subjekt politik me orientim social demokrat, nga Nisma për Kosovën, dhe vazhdimisht janë zotuar se kanë për t’i shtyrë politikat sociale dhe tashmë kjo pikë politike programore është në program të Qeverisë.

Ai shtoi se prioriteti kyç do të jetë punësimi i një anëtari i secilës familje që nuk e ka asnjë të punësuar, ndërsa proriteti i dytë është  vetëpunësimi dhe aftësimi profesional. 

Ai ndër të tjera ka thënë se me Ligjin e ri të Inspektoratit dhe me Ligjin e  ri të Punës, fokus të veçantë do t’i kushtohet praktikave më të mira që i kanë anëtarët e shteteve të Bashkimit Evropian për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Reçica thotë se është një lajm i mirë për të gjitha kategoritë e skemës sociale, duke përfshirë edhe veteranët e luftës, se kanë siguruar buxhet të mjaftueshëm për realizimin e të drejtave të tyre që janë të garantuara me ligj.

Sipas tij, vetëm për veteranët që  aktualisht janë mbi 35 mijë, janë siguruar gati 100 milionë euro.

Ministri i Punës  ka folur po ashtu edhe për skemat sociale, i cili vlerësoi se këto kategori përfitojnë pak mjete, të cilat nuk sigurojnë mirëqenie të duhur për qytetarët me nevojë. 

Ministri Reçica ka thënë se për 100 ditë kanë arrit që të punojnë në drejtimin e avancimit të kompensimit për viktimat dhe dhunës seksuale, meqëky proces është zvarritur bukur gjatë.

 Ai ka premtuar pasi komisioni t’i kryej procedurën e verifikimit në bazë të kritereve, do të fillohet të bëhen pagesat e para për këtë kategori. 
 
Po ashtu ai ka thënë se Komisioni Mjekësor për verifikimin e shkallës së invaliditetit është themeluar dhe funksionalizuar, dhe ministri beson që shumë shpejt do të trajtohen edhe rastet pas aplikimit./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress