Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 03:00

​Qumështorja Vita gëzon sërish fëmijët për fundvit

Prishtinë | 28/12/2016 14:25

Qumështorja Vita edhe këtë vit vazhdon me traditën e dhuratave për fëmijë me rastin e festave te fundvitit. Duke pasur parasysh gëzimin që sjellin të porsalindurit për çdo prind, këtë here dhuratat janë shpërndarë në spitalet rajonale të të gjithë qendrave kryesore të Kosovës.

Përveç tyre ,kemi synuar që këto dhurata ti ofrojmë edhe për të gjithë fëmijët tjerë që këto ditë nuk e kanë mundësinë të jenë me më të dashurit e tyre , duke i vizituar ata në të gjitha repartet tjera të spitaleve ku kishte fëmijë.

Dëshira jonë ka qenë që ti japim një çast gëzimi secilit fëmijë që takojmë, thotë Argjira Lluka, zyrtare për marketing dhe marrëdhënie me publikun për këtë brend. Këto vizita tanimë po bëhen tradicionale për Qumështoren Vita.

Një punë të madhe në këtë iniciativë kanë bërë edhe spitalet rajonale të cilat janë partnerë të rëndësishëm në realizimin me sukses të këtij projekti dhe me këtë rast duam të falënderojmë stafin e tyre për kontributin që kanë dhënë që e gjithë kjo punë të bëhet e mundur.

Përveç spitaleve janë vizituar edhe qendra të tjera që kanë si mision kujdesin ndaj fëmijëve si: Down Syndrom Kosova, Shoqata e Autizmit dhe SOS Kinderfshatrat. Qumështorja Vita si një brend i ofrimit të produkteve të qumështit për çdo familje kosovare dëshmon rolin e vet në shoqëri edhe si një kompani me përgjegjësi sociale.

Gjatë gjithë vitit ndërmerren aktivitete të ndryshme të kësaj natyre por aktivitetet e fundvitit zënë një vend të veçantë sepse në këtë kohë ne arrijmë të gëzojmë fëmijët, që janë lumturi e çdo shoqërie.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress